Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar popullit të tij që të rezistojnë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston Krishtlindjet, raporton BBC.
Në një fjalim sfidues të shtunën, ai tha: “Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.”
Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.
Vetëm dje, sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës, thanë zyrtarët.
Autoritetet rajonale thanë se 68 persona të tjerë u plagosën dhe u bënë thirrje banorëve vendas që të dhurojnë urgjentisht gjak.
Duke e përshkruar Rusinë si një “vend terrorist”, Zelensky akuzoi trupat ruse për “vrasje për të frikësuar dhe për hir të kënaqësisë”.
Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës./albeu.com