Shpejtësia e fushatës së sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë është “ngadalësuar pak”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa kërkoi që të ndërmerren veprime më të ashpra.
Duke folur pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kiev, ai bëri thirrje për më shumë masa ndëshkuese që të zbatohen kundër Rusisë nga BE.
Ai shtoi se kishte diskutuar një paketë të re sanksionesh të BE-së me von der Leyen.
Shumë zyrtarë të lartë të BE-së po vizitojnë sot kryeqytetin e Ukrainës, me premtime për më shumë ndihmë ushtarake, financiare dhe politike që pritet të bëhen.-albeu.com