Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenky, përmes një postimi në Telegram ka bërë thirrje që përgjigja ndaj agresionit rus duhet të jetë e bashkuar.
“Agresioni rus kundër Ukrainës është agresion kundër gjithë Evropës së bashkuar, kundër secilit prej nesh, kundër vlerave tona të përbashkëta. Dhe përgjigja jonë duhet të jetë e bashkuar”, ka shkruar ai.
Ukraina ka treguar një perspektivë gjithnjë e më pro-evropiane vitet e fundit, veçanërisht përmes kërkimit të saj të fundit për një vend në BE./albeu.com