Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vizitoi Kievin dhe u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Gjatë një konference për shtyp me të, Zelensky tha se lufta me Rusinë po e pengon atë të furnizojë botën me ushqim të mjaftueshëm.
Zelensky tha se ata kishin diskutuar për zhbllokimin e porteve të Ukrainës për të lejuar eksportin e ushqimit dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore.
Presidenti ukrainas përmendi më vonë dhe sulmet me raketa në Kiev, për të cilat tha se dëshmojnë që Ukraina “nuk mund ta lërë rojen e saj të ulë” dhe se “ende duhej të luftonte”.
Ai tha se raketat “fluturuan në qytet” menjëherë pas bisedimeve me Guterres.
“Sulmet me raketa ruse në Ukrainë; Kiev, Fastiv, Odesa dhe qytete të tjera, dëshmojnë edhe një herë se ne nuk mund ta ulim vigjilencën. Nuk mund të mendojmë se lufta ka mbaruar. Duhet ende që të luftojmë, ende duhet të dëbojmë pushtuesit. Sot, ushtria ruse ka vazhduar përpjekjet e saj sulmuese në lindje të vendit tonë, në Donbas, tenton të avancojë në rajonet jugore. Forcat e armatosura të Ukrainës zmbrapsin pushtuesit. Dhe unë i jam mirënjohës secilit prej mbrojtësve tanë që po mbajnë pozicione”.
Zelensky vazhdoi duke thënë se dhjetë ushtarakët e parë rusë që kryen krime kundër civilëve në Bucha ishin identifikuar.
“Është vërtetuar se çfarë kanë bërë. Ne i dimë të gjitha detajet për ta dhe veprimet e tyre. Dhe ne do t’i gjejmë të gjithë. Ashtu siç do të gjejmë të gjithë banditë e tjera ruse që vranë dhe torturuan ukrainasit. Që torturuan njerëzit tanë. Që shkatërruan shtëpi dhe infrastrukturës civile në Ukrainë”, shtoi ai./albeu.com