Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i është përgjigjur pretendimeve se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloninë lindore këtë mbrëmje.
Ai tha se ka “paralajmëruar prej kohësh” se veprimet ruse “nuk janë të kufizuara në Ukrainë”.
Zelenskyy vazhdoi të përsërisë mbështetjen e Ukrainës për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në shkurt.
Ai shtoi se “duhet veprim” pas “sulmeve raketore ruse në territorin e NATO-s”, ndersa e përshkroi këtë si një “përshkallëzim të rëndësishëm”.