Zelensky: Mbrojtja e Ukrainës kushton 5 miliardë dollarë në muaj

Presidenti Volodymyr Zelensky ka vlerësuar koston mujore të mbrojtjes së Ukrainës kundër pushtimit rus në rreth 5 miliardë dollarë.

Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë,  për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror”, tha ai në fjalimin e tij virtual para delegatëve në samitin e NATO-s në Madrid.

Udhëheqësi ukrainas bëri thirrje për më shumë armë, financa dhe sanksione “për të ndaluar aftësinë e Rusisë për të paguar për luftën”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përsëritur sot se Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e aleancës për “për aq kohë sa duhet” në betejën e saj me Rusinë./albeu.com


Shtuar 29.06.2022 17:25