Zbulohet parcelë me kanabis në Gjermani, arrestohen 2 shqiptarë, “kokat” e grupit kriminal

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Ata u kapën nga policia duke u kujdesur për bimët narkotike në një parcelë me 1.800 bimë kanabisi.

Të lidhura

None found

Sipas medieve gjermane dy bashkatdhetarët janë drejtuesit kryesor të një grupi kriminal që operon në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Aktualisht të dy shqiptarët ndodhen në paraburgimin e Geislingen, kur presin të marrin gjykimin nga drejtësia gjermane./albeu.com/


Shtuar 26.05.2023 15:52