Ka nisur mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i “Big Brother VIP 2”. Këtë vit spektakli vjen me ndryshime të shumta dhe gjithashtu do të ketë një opinioniste të re. Pasi prezantoi Arbër Hajdarin, Arbana Osmani zbuloi se spektaklit i bashkohet për të dhënë opinionet e saj gazetarja e njohur Zhaklina Lekatari.
Zhaklina u shpreh shumë e lumtur për këtë eksperiencë të re dhe falenderuese për mundësinë që iu dha nga produksioni.