Zbulohet një tjetër kandidat nga grupimi Alibeaj, Bilbil Bajraktari kandidon për Kamzën

Është zbuluar një tjetër emër nga grupimi i Enkelejd Alibeajt që garon për zgjedhjet lokale.

Bëhet fjalë për bashkinë Kamëz ku është vendosur të kandidojë Bilbil Bajraktari, i cili ka mbajtur dhe postin e kreut të degës.

Bajraktari do të jetë kandidati që do ketë përballë jo vetëm Rakip Sulin e PS, por dhe kandidatin e Berishës që do të dalë nga primaret që do të zhvillohen në këtë Bashki.

Agron Kapllanaj ishte i pari nga grupi i Enkelejd Alibeajt që konfirmoi kandidaturën për një bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kapllanaj do të jetë në garë për bashkinë e Mallakastrës.


Shtuar 28.11.2022 12:07