Data 24 Qershor, është data kur do të mblidhen dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë për një mbledhje të përbashkët.
Kjo mbledhje do të mbahet në Prishtinë.
Të lidhura
None found
Kosova tashmë është duke bërë të gjitha përgatitjet për këtë mbledhje.
Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit u kishte kërkuar ministrave përkatës që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 Qershor. Ende nuk është saktësuar numri i marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje.
Ndërsa nga 13 marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e fundit të dy qeverive 8 prej tyre tashmë kanë arritur rezultate. Në proces të zbatimit janë edhe 4 marrëveshje të tjera për të cilat po punohet në aspektin teknik të tyre lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit në Vërmicë dhe studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Durrës-Prishtinë. Mbledhja e fundit e përbashkët ndërmjet dy qeverive ishte mbajtur në Elbasan në Nëntor të vitit të kaluar, ndërsa mbledhja e parë ishte mbajtur në Janar të vitit 2014./albeu.com
