Evi Kokalari e njohur për mbështetjen e saj për ish-kryeministrin Berisha ka treguar arsyet e distancimit me këtë të fundit.
Sipas saj, Berisha nuk solli ndryshimin e premtuar dhe për këtë arsye ndodhi dhe distancimi i saj me Berishën.
Ajo gjithashtu tregoi planet për nisjen e Lëvizjes Konservatore në Shqipëri.
Kokalari: Ideja ishte që ne donim një PD komplet të ndryshuar, por kjo nuk ndodhi. Që nga formimi i komisionit të rithemelimit, PD-ja mori për poshtë, që me protestën e 8-janarit. Për më tepër çfarë pash pas kuvendit të 30 Prillit që ishte manipulim dhe ishte kundër asaj që ne kishim premtuar, më erdhi shumë keq që Berisha nuk e bëri ndryshimin që premtuam të gjithë.
Gjithashtu Kokalari tha në Euroneës, se bashkimi me LSI-në nuk do i sjellë asgjë të mirë Partisë Demokratike. Sipas saj Ilir Meta është mbrapa Belind Këlliçit dhe ambicies së tij për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike.
Kokalari: Nuk kam pasur asnjë problem me Ilir Metën, deri sa mora vesh se ishte ky pas Belind Këlliçit, sepse fryhej shumë dhe ka një vetëbesim që do bëhet kryetar i PD-së. Ma kishin bërë të qartë njerëz që nuk janë nga politika por e njohin mirë, ma kishin bërë të qartë se arsyeja pse meta ka dashur të bëjë koalicion me Lulëzim Bashën është sepse ai nuk mund të rri me një parti të vogël siç është LSI-ja, ai ka ambicie. Por në radhë të parë LSI-ja nuk ka ideologjinë e të djathtës, ne po bënim luftë që të sillnim PD-në nga e djathta e qendrës në të djathtën e vërtetë, por këtu kemi LSI-në që po gllabëron PD-në, po fut elementët e saj dhe do të bëjë një kryetar të ri si Belind Këlliçi.
Kujtojmë se Kokalari ka njoftuar mbajtjen e takimit të parë të Lëvizjes Konservatore në Durrës më 4 mars./Albeu.com/