“Zbërthehet” Berisha: Do të jem në koalicion me LSI, Meta do të ketë vendin e tij në opozitë

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në opozitë do të jetë në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai tha ndër të tjera në RTV Ora se presidenti i vendit Ilir Meta do të ketë rolin e tij në opozitë dhe se ky koalicion është për të çmontuar regjimin e Edi Ramës.

“Unë jam dhe do të jem për një aleancë me LSI. Ka që nuk e pëlqejnë por interesi për të çmontuar regjimin është më i madh se problematikat që dalin nga koalicioni. Meta do të ketë rolin e tij në opozitë, është faktor që do të merret me forcimin e opozitarizmit, nuk them gjë tjetër veç saj. Qëndroj i vendosur për të bërë gjithçka për luftën korrupsionit”, është shprehur Berisha./albeu.com/


Shtuar 15.03.2022 23:31