“Zbërthehet” Artan Hoxha: Po ju tregoj pse e ekzekutuan Ergys Dashin në Ekuador

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar arsyen se përse u ekzekutua Ergys Dashi në Guajakil.

Komentet Hoxha i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”, ku tha se Dashi kishte krijuar lidhje të ngushta me një nga krekrët e bandave të Guajakilit, madje sipas tij, ai ishte bërë edhe kumbari i fëmijës së tij.

Sipas tij në momentin që bosi u ekzekutua, Dashit i është kërkuar nga shqiptarët e tjerë që të largohej, por ai i ka qëndruar besnin bosit të vrarë, dhe bandat rivale e kanë parë si kërcënim dhe më pas e ekzekutuan.

“Ergys Dashi ishte përfshirë për shkak të trafikut me BE, me një nga bandat kriminale në Guajakil, madje ishte bërë kumbari i fëmijës së tij. Në momentin që bosi ishte ekzekutuar, shqiptarët e tjerë i kishin thënë që të largohej për shkak se ishte në rrezik, ai jo vetëm nuk u largua por tregoi një lloj besnikërie ndaj bosit lokal, u pa dhe ai si kërcënim dhe u kërcënua”, tha Hoxha.

Ergys Dashi u ekzekutua në 22 janar të 2022 në një lokal në Guajakili në Ekuador, ku ndodhej nën shoqërinë e një shqiptari tjetër./albeu.com/