Ka fëmijë me “seks bombën” e emisionit televiziv, kush ishte “Pika” që lëvizte milionat me Breçanin dhe Matën

Dosja “Metamorfoza2” ka shkaktuar tërmet në vend duke çuar në arrestimin e disa personave, mes tyre edhe ish-zv.drejtori i Policisë.

Komunikimet e bëra në aplikacionin e koduar Sky ECC të zbërthyera nga autoritetet franceze dhe që i janë dhënë SPAK nxjerrin në pah se si funksiononte grupi kriminal që lëvizte tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë.

Në dosje janë edhe komunikimet mes Ismail Zenelit me nofkën “Daja-Dajloki-Transporter”, Eralbi Breçanit me nofkën “Boli-Toni”, shtetasit Besmir Murtati me nofkën “Kukësi” dhe përdoruesit me iniciale D.P. me nofkën “Elb-Elb Nissan”.

Sipas dosjes, ky i fundit është Ergys Dashi 34 vjeç, që njihej me pseudonimin “Pika”. Ergys Dashi njihej nga autoritetet italiane si organizator i një grupi kriminal në Itali gjatë viteve 2014-2017.

Më 22 Janar 2022, Ergys Dashi mbeti i vrarë në Ekuador në një atentat mafioz, ndërkohë që në një rrëfim televiziv, Xhoana Kurti, pjesëmarrëse në Love Island Albania ka rrëfyer se ishte shtatëzënë kur u vra Dashi. /albeu.com

 


Shtuar 30.11.2023 11:06