Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar arsyet se përse u publikuan e-mailet e ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanos.
Duke folur në “Opinion”, Hoxha tha se ai është targetuar nga hakerat për shkak të pozicionit të tij në të shkuarën në krye të antiterrorit.
Ai shtoi gjithashtu se pas hakërimit të të dhënave të shqiptarëve qëndrojnë iranianët.
“Pse është hakeruar Gledis Nano? Duke qenë drejtor i antiterrorit dhe ka patur lidhje me aleatët, përmes tij kalonin informacionet që lidheshin edhe me iranianët. Ndaj kanë vënë në shënjestër Gledis Nanon dher jo Artan Lamen e Aluiznit. Ata kanë vënë një zyrtar që sipas tyre ishte i rëndësishëm dhe donin informacionet që ka Shqipëria në lidhje me rrjetin agjenturor, lëvizjet në kampin e Manzës, është një puën agjenturore e mirëfillitë”, tha Hoxha./albeu.com/