Zbardhet ngjarja në Pezë! Pretenduan se shkëmbyen zjarr me hajdutin, babë e bir përfundojnë në polici për armëmbajtje pa leje

Zbardhet ngjarja e mbrëmjes së të enjtes në Pezë Helmës. Burime bëjnë me dije se 2 persona janë arrestuar nga policia, babë e bir, të cilët njoftuan blutë për të shtënat.

Fillimisht është njoftuar policia, e cila pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshminë e denoncuesit, i cili ka pretenduar se 3 apo 4 ditë më herët kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë.

Mbrëmjen e djeshme denoncuesi ka pretenduar se ka parë një person të maskuar në oborrrin e shtëpisë. Menjëherë ka hyrë në shtëpi, ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 4-5 herë në ajër.

Sipas tij, personi me maskë që është larguar me shpejtësi i është kundërpërgjigjur me armë. Policia ka gjetur në vendngjarje vetëm gëzhojat e kallashit nga të shtënat me kallshnikovin e tij, por jo gëzhoja të armëve të tjera.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake, policia arrestoi babë e bir për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.


Shtuar 15.12.2023 11:16