Zbardhen detajet nga vdekja e gjermanit në Vlorë, 42-vjeçari ndodhej në jahtin luksoz të një sheiku, çfarë ndodhi pas ngjarjes

Një shtetas gjerman mbërriti i vdekur në spitalin e Vlorës pak ditë më parë, teksa u bë me dije se ai kishte ndërruar jetë në jahtin e tij.

Ndërkohë, mësohet se ai nuk ka qenë në Jahtin e tij por në atë të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me vlerë 450 milion euro, i cili është Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dhe djali i themeluesit të saj, Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Ngjarja ndodhi ditën e diel kur jahti gjigant qëndroi në afërsi të Karaburunit për disa orë me radhë dhe tërhoqi vëmendjen e shumë plazhistëve.

Rreth drekës, një ambulancë është paraqitur në portin e Vlorës duke marrë trupin e gjermanit i cili kishte mbërritur pa jetë në spital. Nga vëzhgimi paraprak në spital, policia doli në konkluzionin që 42 vjeçari gjerman kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti por më pas nuk dolën më të dhëna për shkakun e vdekjes.


Shtuar 15.09.2023 10:45