Vrasja e biznesmenit shqiptar në Gjermani, lirohen dy personat e arrestuar

Të arrestuarit pas vrasjes me armë ndaj një 42-vjeçari në Krefeld janë sërish të lirë. Sipas mediave gjermane, hetimet e mëtejshme kanë treguar se ata nuk konsiderohen më si të dyshuar dhe janë liruar nga qelia. Sipas medieve gjermane, dy të arrestuarit, një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçar, vinin nga bota e drogës. Policia nuk ka dashur të thotë se çfarë mësohet se ka lehtësuar gjendjen e tyre para ligjit.

Një 41-vjeçar shqiptar u qëllua me një plumb në kokë në një rrugë në qendër të Krefeldit një javë e gjysmë më parë. Dëshmitarët dëgjuan disa të shtëna dhe panë dy burra duke ikur në errësirë. Personi që u qëllua ishte i njohur për policinë për krime droge dhe pronësie.

Muka, që kishte disa biznese në Shijak, kishte precedentë penalë në Gjermani për disa krime në fushën e vjedhjeve dhe të drogës. Megjithatë, hetuesit patën deklaruar para disa ditësh se ai ishte një ‘peshk i vogël’ në botën e trafikut.