Zbardhen detajet të reja nga vrasja e Kristian Markut/ Viktima kishte vjedhur targat e makinës, i përkisnin një oficeri policie

Policia ka zbuluar se viktima Kristian Marku, ka qenë në Tiranë para se të nisej për në Vlorë. Mësohet se ai ka lëvizur i vetëm me automjetin e tij për në Vlorë.

Sipas informacioneve, viktima ka një familjar të tij në qytetin e Vlorës (Vjehrrin), por ende nuk dihet se kë po shkonte për të takuar në Vlorë.

Ndërkohë targat e automjetit, rezultojnë të vjedhura disa ditë më parë po në qytetin e Vlorës. Targat i përkasin një oficeri policie.

Për makinën ende po hetohet ku është vjedhur.


Shtuar 14.01.2025 13:01