Zbardhen detaje nga grabitja e marketit në Yzberisht/ Plagoset punonjësja, momenti kur autori e kërcënon për t’i marrë paratë, e kap prej fyti dhe… (VIDEO)

Ditën e sotme rreth orës 13:30, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market në Yzberisht.

Të tjera detaje janë zbuluar nga grabitja e një marketit, ku një person nën kërcënimin e thikës ka marrë xhiron ditore në kasë, rreth 90 mijë lekë të reja.

Sipas informacioneve nga policia, kasierja është plagosur me thikë në dorë gjatë tentativës për të ndaluar autorin.

Ajo është dërguar në spital, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

Siç shihet edhe nga pamjet, autori është futur në market i maskuar teksa kasierja ishte duke i shërbyer një klienti.

Ai është hedhur mbi kasë, e ka kapur prej fyti duke e kërcënuar me thikë dhe më pas ka marrë të gjithë arkën ku ndodheshin paratë.

Punonjësja ka tentuar ta ndalojë, por e ka pasur të pamundur, ndërsa autori është larguar duke nxituar.

 

 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në Yzberisht, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur një shumë parash në një market (xhiron ditore në kasë).

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësja e marketit (kasierja), e cila u dërgua në spital, për mjekim.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Shtuar 8.01.2026 15:06