Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dhënë detaje nga shembjet e ndërtimeve pa leje që ka kryer IKMT.
Ministri bën me dije se janë vendosur vendosur 67 milionë lekë gjoba për 44 subjekte.
Gjithashtu bën me dije se vijon puna për shembjen në vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil.
“Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, përfundon Çuçi.
Postimi i Plotë i Bledi Çuçi
Që prej nisjes së operacionit dhe deri më sot Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit krahas shembjes së ndërtimeve pa leje dhe pastrimit të inerteve, ka vendosur 67 milionë lekë gjoba për 44 subjekte. IKMT dhe Policia e Shtetit po vijojnë operacionin sipas planit të punës në ato zona të bregdetit ku janë evidentuar objektet e ngritura në shkelje të ligjit. Po e pastrojmë të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil, me bindjen se kjo është rruga e duhur për të mbrojtur këtë pasuri tonën të përbashkët dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush.