Historia e Romelu Lukakut dhe Interit mesa duket ka përfunduar. Belgu, i cili ka veshur dy herë fanellën e zikaltërve, së shpejti do të bëhet lojtar i Juventusit. Pritet vetëm marrëveshja mes “Zonjës së Vjetër” dhe Çelsit, me të cilin ky sulmues ka ende kontratë.
E gjithë kjo e zhgënjeu ekipin nga Milano, i cili dy herë e “ringjalli” Lukakun pas paraqitjeve të këqija në Manchester United dhe Chelsea.
“Lukaku na tradhtoi, jemi të zhgënjyer”, nuk e ka fshehur në një intervistë për Gazetën e sotme, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe sot nënkryetar i klubit.
Largimi i Lukakut te Juventusi befasoi shumë pasi belgu deklaroi më parë se nuk do të luante kurrë për gjigantët nga Torino, dhe veçanërisht pasi disa nga tifozët e klubit e ofenduan atë për baza racore gjatë sezonit të kaluar.
“Ne prisnim një sjellje krejtësisht të ndryshme nga Romelu – si profesionist, por edhe si njeri”, shtoi Zanetti.
Lukaku pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Juventusin.