Zaev: Qytetarët po kërkojnë mobilizimin tonë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev njoftoi sonte se qytetarët kërkojnë mobilizimin e partisë.

“Njerëzit duan të shohin rezultate më të mira, por përkundrazi, e keqja kërcënon. Ne jemi lufta kundër së keqes. Të gjithë ne, secili prej nesh. Qytetarët po kërkojnë mobilizimin tonë dhe ata do të marrin mobilizimin tonë”, tha Zaev.

Më tej, Zaev njoftoi se ata po hyjnë në raundin e dytë dhe po luftojnë për çdo qytet.

“Unifikimi është më i rëndësishmi tani”, theksoi Zaev.

Nga të zgjedhurit në raundin e parë, OBRM-PDUKM ka më së shumti kryetarë komunash – 21 kryetarë, ndërsa LSDM ka nëntë, BDI ka tre dhe DPTM ka një.


Shtuar 18.10.2021 19:51