Zaev-Gashi: Është shënuar avancim i dukshëm në bisedimet, konsultimet brenda partive vazhdojnë

Lidhur me takimin e radhës në mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë Alternativa, nga Qeveria kanë njoftuar se është shënuar avancim në bisedimet dhe tani pasojën bisedime në partitë për Qeveri të përbashkët dhe shumicë të re.

“Në takimin është konstatuar avancim evident në përputhjen e qëndrimeve dhe plotësimin e pjesës përmbajtjesore, ndërsa janë shkëmbyer edhe ide nga të dyja palët për ndarjen e përgjegjësive në nivelin më të lartë në institucionet e pushteti Qendror”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Më tej, thuhet se deri në fund të javës do të mbahen konsultimet e nevojshme në partitë me qëllim që të arrihet marrëveshja për Qeveri të përbashkët e cila do të ballafaqohet me sfidat të cilën e pret vendi, që nga pandemia dhe kriza globale energjetike deri tek realizimi i qëllimeve strategjike të Maqedonisë së Veriut. /SHENJA/


Shtuar 1.12.2021 18:52

Tags: ,