Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili flet rreth integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Blinken shprehet se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Unionin Europian, është në të mirë të këtyre vendeve, pasi sipas tij ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike.
“SHBA dhe BE pajtohen që rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket BE-së dhe se negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë. Pranimi në BE, është një përplarësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në avancimin e sundimit të ligjit”, shkruan Kim, teksa shpërndan deklaratën e sekretarit të shtetit Blinken./albeu.com/