Yuri Kim paralajmëron takim me liderët e DASH, çfarë do të diskutohet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të zhvillohet një takim me ambasadorët në vendet ballkanike dhe drejtuesit e DASH.

Me anë të një postimi në Twitter, ajo ka bërë të ditur se do të diskutohet mbi prioritetet në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin mes vendeve të rajonit.

“Ambasadorët do të takohen me drejtuesit e Departamentit të Shtetit këtë javë për të diskutuar prioritetet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, më të rëndësishme se kurrë”, shkruan Yuri Kim./albeu.com