Specialist i bimëve mjekësore, Ylli Merja, foli sot në Report Tv për kujdesin që duhet të tregojnë personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës në stinën e verës. Sipas specialistit të mjekësisë bimore Ylli Merja kemi disa problematika në sëmundjet e zemrës si:
Prishja e funksionit të zemrës si pompë, hipertensioni dhe hipotensioni – humbja e elasticitetit të arterieve dhe venave
· Arterioskleroza – veshja nga brenda e mureve të arterieve me pllakëza yndyrore
· Aritmia – prishet ritmi i punës së zemrës; takikardi, puls i lartë mbi 100 rrahje në minutë; bradikardi – puls i ulët nën 55 rrahje në minutë
· Kardiomiopatia – ngushtimi dhe forcimi i musklaturës së zemrës nga teprica e hekurit, ndikimi i duhanit, etj
· Infarkti i miokardit – bllokohen arteriet që ushqejnë muskulin e zemrës me gjak (trompoza, embolia)
· Insufiçienca kardiale – stadi i fundit i sëmundjeve të zemrës, njeriu bëhet invalid
Simptomat kryesore të problemeve kardiake mund të jenë: vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi apo shpine midis shpatullave, vështirësi në ecje, dhimbje kur qëndrojmë, lodhje e vazhdueshme e pazakontë, nxirje buze, shtrëngim në kraharor, mpirje dhe zbardhje në pëllëmbën e dorës së majtë, pandjeshmëri e duarve dhe këmbëve, marramendje, nauze, humje oreksi.
Shkaktarët nxitës të sëmundjeve të zemrës, shprehet Merja – ndodhen pikërisht në tryezën tonë, pasi: konsumi i produkteve shtazore me tepricë rrit kolesterolin, toksinat bakteriale që ndodhen tek mishi dhe ushqimet e përpunuara ngurtësojnë muret e zemrës dhe arterieve, niveli i lartë i sheqerit në gjak lodh zemrën, pirja e duhanit trash gjakun e ngurtëson arteriet, mos tretja e mirë e ushqimeve, kapsllëku. Gjithashtu ankthi dhe stresi mund të shkaktojnë atak kardiak, shprehet Merja. Ndërsa ndjenjat e forta shkaktojnë rritje të pulsit të zemrës. Për të mbajtur në kontroll të gjitha problematikat e zemrës, Ylli Merja rekomandon:
· Konsumoni çdo mëngjes 2 thelpinj hudhër
· Pini 1 gotë limoni në ditë
· Hidhni në gjellë 1-2 lugë gjelle uthull molle
· Pini 3×1 gotë në ditë çaj Kolestomer
· Konsumoni një mëngjes me 3 lugë musli, 1 lugë boronicë dhe 1 lugë kafe me vjeshtull bredhi
· Përdorini 1-2 vezë në javë, salmon dhe sardele 2-3 herë në javë, mish 1 herë në javë
· Pini ekstrakt murrizi 2 x 25 ml në ditë
Perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën:
· Hudhra, qepa, limoni (ulin LDL)
· Kumbullat përmbajnë kalium, ushqejnë muskulin e zemrës
· Domatet, përmbajnë likopen, luteinë, beta karoten të cilat ushqejnë muskulin e zemrës
· Lakrat e kuqe dhe të bardha luftojnë kolestrelin e keq dhe shëndoshin zemrën
· Frutat e thata si arra, bajamja, etj ulin kolesterolin
· Vera e kuqe përmban flavonoide shumë të dobishme për zemrën (200 ml në ditë)
· Tërshëra, soja, patatet ulin tensionin e lartë të gjakut
· Çikorja, rradhiqja, lëpjeta, ulin tensionin
· Murrizi lule dhe frut lufton arteriosklerozën
· Çaji i gjelbër hollon muret e zemrës
· Gjethet e ullirit, molla e egër ulin kolesterolin
· Gjethet e luizës si limon ulin tensionin
· Argjinarja përmirëson funksionin e mëlçisë
· Likopsi shmang aritminë, ul takikardinë
· Bari i bletës lufton ankthin, stresin si dhe atakun kardiak
SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.