Xhiroja e 13-të e Albi Mall Superligës së Kosovës nis sot (e premte) me ndeshjen Dukagjini–Llapi në Klinë. Katër takimet e tjera janë planifikuar për fundjavën.
Dukagjini e pret Llapin në stadiumin “18 Qershori”, në një përballje që fillon në orën 17:00. Të dyja skuadrat synojnë pikët e plota, të cilat mund të kenë peshë të veçantë për objektivat e tyre në vazhdim të kampionatit.
Të lidhura
None found
Vendasit do të përpiqen të përfitojnë nga ndeshja në fushën e tyre për të marrë një rezultat pozitiv. Llapi, nga ana tjetër, udhëton drejt Klinës me synimin për të mos u kthyer pa pikë.
Takimi në Klinë është i vetmi në programin e sotëm. Të shtunën, Feronikeli ’74 përballet me Ballkanin në Drenas nga ora 13:00, ndërsa Gjilani pret Malishevën në Gjilan nga ora 16:00.
Xhiroja mbyllet të dielën me ndeshjet Vushtrria–Prishtina dhe Drenica–Drita. Të dyja fillojnë në orën 13:00.







