Xheneta Fetahu ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga festa e saj e 30-të e ditëlindjes, e cila është organizuar në një ambient luksoz në Ferizaj.
Ajo ka mbledhur pranë vetes miqtë dhe familjarët më të afërt për të shënuar këtë moment të veçantë në jetë, duke krijuar një atmosferë festive dhe elegante.
Të lidhura
None found
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Xheneta ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj, duke shkëlqyer me një fustan të shkurtër në ngjyrë vjollcë.

Festa është shoqëruar me muzikë, momente të veçanta dhe dekor të kuruar, ndërsa urimet për të nuk kanë munguar nga ndjekësit dhe miqtë.
E njëjta këtë kohë ka qenë e angazhuar si opinioniste në “Big Talk”, në kuadër të Big Brother VIP Kosova 4.

Para kësaj, ka qenë prezente në një panel të një emisioni në Shqipëri.
Edhe pas Big Brother, Xheneta po vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar dhe i kërkuar në faqet rozë.
