Në emisionin “Pa Gjurmë” në Report tv, xhaxhai i Ervis Martinajt ka deklaruar se nipin e tij ia kanë vrarë.
“Ai është vrarë dhe është zhdukur kufoma. Kundërshtarët politikë e kanë eliminuar. Hasmi nuk të zhduk xhenazen”, tha ai.
Të lidhura
None found
Faik Martinaj po ashtu ka deklaruar se pasojat për Ervis Martinajn kanë ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ky i fundit tha se Ervis Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për të eliminuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.
“Ervisi më dërgoi mesazh më 9 gusht, rreth orës 19:23, na përshëndeti, s’na tha ku ishte” shtoi Faik Martinaj.
Kujtojmë se Ervis Martinaj është zhdukur që prej muajit gusht dhe deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për fatin e tij. Aludimet janë të shumta, duke filluar nga dyshimet për vrasje te largimi i tij nga vendi.
Nga ana tjetër, pas emërimit të Muhamet Rrumbullakut si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Rama i dha ultimatum 100 ditë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me mbretin e lojërave të fatit.
Deri më tani, Rama dhe Rrumbullaku kanë folur pak për rezultatin e hetimit, duke thënë se e kanë një përgjigje, por po presin prova të plota, për ta zyrtarizuar. Sakaq, Rrumbullakut i kanë mbetur dhe 8 ditë për të dhënë një përgjigje./albeu.com
