Xhaka drejt rinovimit të kontratës me Arsenalin, Mourinho kërkon transferimin e Renato Sanchesit

Granit Xhaka duket se nuk do të largohet nga Arsenali për t’iu bashkuar Romës.

Mesfushori shqiptar ka qenë kërkesë e Jose Mourinhos, por dy klubet janë larg një marrëveshje.

Arsenali tani i ka ofruar rinovimin shqiptarit, derisa Roma po shikon tjetër mundësi për mesfushën.

Trajneri portugez, Jose Mourinho është duke kërkuar nga drejtuesit transferimin e bashkëkombësit të tij, Renato Sanches.

Portugezi vjen pas një super sezoni me Lille në Ligue 1, ku arritën të shpallen edhe kampion të Francës.

Megjithatë skuadra franceze nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 30 milionë euro, derisa Roma synon që t’i ofrojë 20 milionë dhe të përfshijë ndonjë lojtar në marrëveshje.

Në garë për Sanchesin janë edhe skuadra të tjera si Milan, Arsenal, Bayern Munich, Liverpool e Juventus. /Telegrafi/


Shtuar 2.08.2021 11:11