Rrihen 4 djem dhe dy vajza në Kosovë, pas spitalit përfundojnë në polici

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjakovë mes 6 personave ku janë përfshirë 4 djem e dy vajza.

Burimet nga policia bëjnë me dije se pas një sherri, të rinjtë janë rrahur me njeri tjetrin dhe kanë pësuar dëme trupore.

Katër djemtë janë arrestuar ndërsa dy vajzat janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes katër meshkujve dhe dy femrave që të gjithë kosovarë. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, katër mshkuj janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy femrat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /albeu.com/

 


Shtuar 2.08.2021 11:03