Deputetja e PDK-së akuzon bashkëshortin e presidentes Osmani se e ka kërcënuar: Do të të padis!

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ështv kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu.

“Të nderuar para jush dua të paraqes kërcënimin që kam marr nga bashkëshorti i zonjës Osmani, Prindon Sadriu. I rrethuar me pushtetin e bashkëshortes dhe partnerit të saj qeverisës, Albin Kurti ai ka marrë guximin të kërcënoj deputetët e Kuvendit, pas publikimit të fakteve ndaj tij dhe jetës luksoze që ai dhe bashkëshortja e tij bëjnë”, ka thënë Zjenullahu.

Zejnullahu ka paralajmëruar padi ndaj burrit të presidentes pas letrës kërcënuese që ka marrë nga ai, e cila ishte një përgjigje e një akuze që deputetja kish bërë më parë ndaj tij dhe presidentes.

“Do ta padis në organet e drejtësisë për kërcënimin që më ka bërë menjëherë pas kësaj seance. Në letrën kërcënuese, burri i presidentes mundohet të fshehë të vërtetën, duke thënë se vendi ku ndodhet shtëpia e tij është vetëm një vend punishte. Ai në letrën kërcënuese shkon aq larg sa që etiketon edhe mediat që kanë publikuar fjalimin tim, si Gazetën Express dhe Gazetën Insajderi, duke i përmendur me emra”,- tha ajo

Në seancën e kaluar deputetja e PDK-së, kishte publikuar disa shifra duke thënë se Vjosa Osmani dhe burri i saj po marrin mijëra euro nga buxheti i shtetit.


Shtuar 2.08.2021 11:19