Xhafer Tahiri pranon humbjen në Vushtrri

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri ka pranuar humbjen në këto zgjedhje.

Tahiri e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK, Ferit Idrizin.

Deri tani janë numëruar 96% e votave, ku kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka marrë 53.07 për qind të votave.

Ndërsa, Xhafer Tahiri ka marrë 46% të votave.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë, ju me votën tuaj sot i dhatë besimin kundërkandidatit tim z. Ferit Idrizi. Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri.

Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike. Me respekt,Xhafer Tahiri.


Shtuar 14.11.2021 20:53