Vula iu rikthye Berishës, Klevis Balliu: Uragani i lirisë nuk ndalet më, korrupsioni dhe krimi organizuar kanë pësuar sot blackout

Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i ka rikthyer vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se uragani i lirisë nuk ndalet më.

Balliu shtoi se Korrupsioni, krimi organizuar dhe kryeministri me gjithë veglat e pështira kanë pësuar sot blackout.

Postimi i plotë:

Nuk ndalet më uragani lirisë!

E drejta dhe sakrifica shpirtërore,historike e demokratëve nuk humbi po triumfojë.

Strategjia politike e Sali Berishës me rithemelimin e ktheu partinë në themelin e lindjes.

Korrupsioni, krimi organizuar dhe kryeministri me gjithë veglat e pështira kanë pësuar sot blackout.


Shtuar 11.06.2024 15:15