Vuçiç provokoi Kosovën, eksperti amerikan: SHBA dhe BE duhet të marrin masa

Eksperti amerikan, Alon Ben Meir ka reaguar lidhur me deklaratën e  Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për Kosovën. Në një postim në Facebook, Ben Meir ka shkruar se SHBA-të dhe BE-ja duhet që ta dënojnë këtë provokim të Vuçiç si dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se paravësia e Kosovës nuk do të diskutohet kurrë.

“SHBA-të dhe BE-ja duhet ta dënojnë provokimin e Vuçiqit. Presidenti i SHBA-së duhet të dërgojë mesazh të qartë tek Vuçiç se pavarësia e Kosovës nuk do të jetë më kurrë subjekt diskutimi”, ka shkruar Alon Ben Meir.

Ditën e djeshme, Aleksandër Vuçiç në Instagram ka postuar hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb. Këtë postim Vuçiç e bëri për të kujtuar 17 marsin.

 Çfarë simbolizon 17 marsi për serbët?

5 vite pasi forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në fund të luftës 1998-1999, në Kosovë u vranë 19 njerëz. Sipas një raporti të OSBE, 11 prej tyre ishin shqiptarë të Kosovës, ndërsa tetë serbë të Kosovës. Më shumë se 900 njerëz u plagosën, duke përfshirë 65 oficerë policie ndërkombëtare dhe 58 oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës. Po ashtu më shumë se 800 ndërtesa u shkatërruan ose dëmtuan, duke përfshirë 29 kisha Ortodokse Serbe.


Shtuar 19.03.2021 09:57