Rama jep 500 vaksina për bluzat e bardha në Kosovë

Kryeministri, Edi Rama, do të japë 500 doza të vaksinës anti-COVID për bluzat e bardha në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, përmes një statusi në rrjetet sociale.

“ Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonatë nga Kryeministri i Shqipërisë zoti Edi Rama i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetësorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza.

Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19. Po ashtu nesër unë si përfaqësues i punëtorëve të shëndetësisë se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë).

Të nderuar më lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta falënderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilët do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA”, shkruan Syla në statusin e tij.


Shtuar 19.03.2021 10:08