Mirel Josa fiton gjyqin në FIFA, Prishtina duhet t’i paguajë 45 mijë €

Kukësi u eliminua nga Kupa e Shqipërisë në mesjavë dhe kualifikimi në Europa League mund të vijë vetëm nga kampionati, aty ku ekipi verilindor renditet në vend të gjashtë.

Të dielën luhet përballë Bylis në Ballsh, një transfertë e vështirë dhe e komplikuar. Trajneri i Kukësit, Mirel Josa ka marrë një lajm pozitiv përpara kësaj përballje.

57-vjeçari drejtoi Prishtinën në periudhën shtator 2017-shtator 2019. Drejtuesit e klubit dardan shkarkuan nga detyra trajnerin, i cili kishte firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Josa ka paditur Prishtinën në FIFA, çështje që e ka fituar. Indeksionline raporton se Qeveria Botërore e Futbollit i ka dhënë të drejtë trajnerin nga Tirana.

Drejtuesit e klubit kryeqytetas do duhet t’i paguajnë trajnerit të Kukësit plot 45 mijë euro. 17 mijë euro janë rroga të prapambetura dhe pjesa tjetër për mos respektimin e kontratës.


Shtuar 19.03.2021 09:53