Vuçiç: Nuk shqetësohemi nga Kurti se nuk është as Hegel as Ajnshtajn, por nga Gjermania

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste për TV Happy ka thënë se për dialogun nuk shqetësohet nga deklaratat e Kurtit pasi ai nuk është as Hegel dhe as Anjshtajni, por nga  Gjermania është fuqia më e madhe në Europë.

“Ata nuk i lënë aleatët e tyre, kështu që ata ishin të parët që ndihmuan kroatët në vitet 1990, serbët nuk ishin aleatët e tyre. Ne duhet ta ndryshojmë atë dhe të bëhemi aleatët e tyre. Nuk do të jetë e lehtë. Por ne duhet të bëhemi aleatë si të amerikanëve ashtu edhe të gjermanëve”, tha Vuçiç. Ai shtoi se ka vetëm fjalë të mira për Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Vuçiç shtoi se kulmi i presionit mbi Serbinë pritet në tetor dhe nëntor, kur zgjedhjet do të mbahen në Gjermani.

“Ne jemi më të shqetësuar për periudhën tetor-mars. Këto janë përgatitjet sot. Ata po tërheqin atë që po bëjnë dhe ne duhet të përgatemi” tha Presidenti serb.

Duke folur për “non-paper”-at, ai thotë se Kosova është e pavarur në secilën prej tyre.

I pyetur nëse është e mundur të bisedohet me kryeministrin dhe presidenten e Kosovës, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, Vuçiç tha se me të gjithë mund të bisedohet, por është çështje tjetër nëse do të arrihet diçka.

“Kurti nuk është as Hegel, as Ajnshtajn, as Spinoza apo Leibniz për ta komentuar aq shumë. Ai do të vijë ta bëjë punën e tij, për të thënë se serbët janë kriminelë, horra, se ai dëshiron njohjen… Unë do të vij të them se çfarë është politika jonë dhe kaq”, tha Vuçiç./albeu.com