Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndërruar mendje dhe ka deklaruar se do të marrë pjesë së samitin e BE-së në Tiranë.
“Ndonjëherë thjeshtë pushtohesh nga emocione, nuk di çfarë të bësh më kur dikush prodhon kriza prej muajsh… Pjesëmarrja në Samit në Tiranë do të ketë shumë gjëra të mira për qytetarët tanë. Shumë gjëra të mira janë rrugës. Nuk jam i sigurt, por patjetër do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, sigurisht që do të kishte një dëm të madh për vendin tonë”, ka thënë ai./albeu.com