“Të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë si Hoxha, por paksa i përzier me Zelenskyn”,kështu është shprehur sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një konference për mediat.
I pyetur për deklaratat e Albin Kurtit, Vuçiç ka thënë se Prishtina ka plane të bazuar në Lidhjen e Prizrenit.
“Të gjitha planet dhe programet i kanë të bazuara te Lidhja e parë e Prizrenit nga vitit 1889, Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u bë në Nju Jork, e që shkaktoi më së shumti dëm”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se ideologjia e pushtetit në Kosovës është saktësisht kjo, duke e lidhur krejt këtë interpretim të tij me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Lidhur me këtë, Vuciç ka thënë se po nderohet një “kriminel nazist”, raporton “Kossev”.
Vuçiç ka thënë po ashtu se ideologjia e Kurtit dhe “ëndrra” e tij është të jetë si ish-diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha dhe “pak” si presidenti aktual i Ukrainës Volodymir Zelensky.
“Prandaj s’mund ta durojë Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës me pak Zelensky. Prandaj thotë se “Vuciq është Putni i vogël”, tha Vuçiç.