Vuçiç kujton takimin e parë me Ramën: Shiheshim si armiq, sot është gjithçka ndryshe

Gjatë Samitit të Shupit, Presidenti i Serbisë Alekandër Vuçiç ka kujtuar takimin e parë me kryeministrin Edi Rama.

Ai ka thënë se në atë kohë shiheshin si armiq dhe kur takoheshin ishin të përgatitur vetëm për të sulmuar. Ndërsa sot, tha Vuçiç, gjërat kanë ndryshuar dhe në fokus kanë të ardhmen e përbashkët.

“Më kujtohet takimi i parë me Edin në 2015, që ishte takim i dy armiqve që erdhën te njëri-tjetri, duke gjetur justifikime për ofendime dhe mos kërkuar bashkëpunim real. Sot s’duam t’ia dimë për këtë, por për të ardhmen e përbashkët, kaq. A mendoni se duhet t’i përgjigjem dikujt në rajon që s’është bashkuar, jo. Nëse duhet të bashkohen në rregull, nëse jo s’prish punë. Njerëzit në kufijtë e hapur do të ndihen më të mirëpritur.

Edhe sot, serbët që kanë vizituar Shqipërinë dhe ndihen në bregdetin shqiptar, janë më mirë, janë më të sigurt. Këto janë llojet e mesazheve që duhet t’i përçojmë te qytetarët. Jam mbështetës i kësaj ideje, sepse do të ndryshojë peizazhin ekonomik. Besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do e çojë më tej këtë nismë. Kjo nismë është për njerëzit, e për të mirën e qytetarëve”, tha Vuçiç./albeu.com


Shtuar 29.07.2021 12:08