Papa Françesku nderoi sot Kardinalin shqiptar Ernest Simon Troshani, “martirin e gjallë” që ka vuajtur për tri dekada torturat e burgjeve komuniste.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimi i Papa Françeskut me kardinalin shqiptar, ndërsa u shpreh se “historia e tij përloti Atin e Shenjtë gjatë vizitës së tij në Shqipëri 10 vite më parë”.
Papa Françesku ka nderuar duke i bërë homazh këtë të mërkurë Kardinalit shqiptar Ernest Simon Troshani.
Ati i Shenjtë vuri në dukje se edhe sot ka shumë martirë në mbarë botën dhe i dha një përshëndetje të veçantë kardinalit Ernest Simoni, të cilin e përshkroi si një “martir të gjallë”.
Kardinal Troshani ka vuajtur për rreth tri dekada torturat në burgjet e regjimit komunist.