Një person është gjetur i vdekur në pikën kufitare të Vermicës, ndërsa një tjetër, 16-vjeç, emigrant nga Siria është gjetur i plagosur me armë zjarri në Prizren, të dy të qëlluar nga e njëjta pistoletë. Policia e Kosovës është njoftuar për viktimën nga një qytetar, i cili ka telefonuar autoritetet dhe u ka thënë që ka gjetur një person të vdekur në derën e shtëpisë së tij.
Pas hetimeve, rezultoi se personi në fjalë ishte i vrarë me armë zjarri. Mirëpo, brenda pak orëve, autoritetet e Prizrenit morën një tjetër telefonatë për një 16-vjeçar të plagosur. Siriani me inicialet K.A. u dërgua në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por hetimet zbuluan se ai ishte qëlluar me të njëjtën armë që ishte vrarë personi tjetër. Identitetet e tyre nuk bëhet ende me dije, por pritet që dëshmia e emigrantit të hedhë dritë mbi ngjarjen./albeu.com