Të shtëna me armë zjarri pati sonte në fshatin Pakashticë të Podujevës.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari M.K.
Ndërkohë arrestohet i dyshuari F.B, 34-vjeç.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës:
“Lidhur me këtë rast në vendngjarje policia ka arrestuar një person të dyshimtë F.B, 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë”, tha ajo.
Tutej është theksuar se viktima në këtë rast është M.K, 30 vjeç, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. /albeu.com/