Hasan Berisha, nga fshati Dubravë e Kaçanikut, është vrarë sot në Kaçanik si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri.
Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt kanë deklaruar se policia ka pranuar informatën se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.
“Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”,ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Gjithashtu Veseli shtoi se policia është në vendin e ngjarjes dhe se po heton zbardhjen e këtij rasti.
Policia po ashtu është në kërkim të personave të dyshuar. /albeu.com/