Vrau vëllain e vogël dhe u arratis, gjykata e Dibrës jep vendimin për Florian Tonuzin

26 vjeçari Florian Tonuzi i cili me 29 Prill vrau me mjet prerës vëllain e tij të vogël Benard Tonuzin ka dalë këtë të hënë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Trupa gjykuese ka vendosur për të arrest me burg, ndërsa mësohet se e vemtja mbrojtje e tij ka qenë deklarata se nuk mbante mend asgjë se si kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Mbrëmjen e 29 Prillit vëllezërit Tonuzi po ktheheshin në banesë pasi kishin qenë tek lokali i tyre në qendër të fshatit, kur Floriani goditi me mjet prerës thikë vëllain e tij të vogël. Edhe pse ai u dërgua në spital nuk mundi të mbijetonte.

Një ditë më pas, Florian Tonuzi u arrestua nga policia teksa u pikas nga banorët që i ishte afruar banesës së tij para se i vëllai Benardi të përcillej për në banesën e fundit.

Me gjithë tentativën për tu larguar, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë arritën ta arrestonin ku ishte fshehur në një kanal në fshatin Kurbeg.


Shtuar 3.05.2021 17:25