Pamje të frikshme mes Tiranës! Autobuzi merr përpara makinën, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Një autobuz i mbushur plot me udhëtarë është përplasur me një makinë në qendër të Tiranës.

Sic mund t’a shihni edhe në plamjet poshtë lajmit, aksidenti ka qënë shumë i fortë dhe nga ai janë plagosur 4 shtetas. Policia bëri me dije se të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak.

Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.04.2021 09:04