Vrau shqiptarin në Gjermani, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari

Një 30-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë me armë zjarri në janar të këtij viti.

Ai u qëllua nga ish-partneri i të dashurës.

Mediet gjermane shkruajnë se autori është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Dhoma e jurisë së Gjykatës së Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës.

31-vjeçari, i cili fillimisht mbeti i plagpsur ndërroi jetë në spital. Pak ditë më vonë ai u varros në Kosovë.

Pas dhënies së dënimit me burgim të përjetshëm, spektatorët në sallë, të cilët ishin ndër të tjera të afërm të viktimës dhe ish-partneres, kanë duartrokitur.

Avokati mbrojtës tashmë ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin gjyqësor.

I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi. Ndërsa kryetari i trupit gjykues po lexonte arsyetimin, i pandehuri 30-vjeçar është shtrirë dhe përlotur./Albeu.com.


Shtuar 9.08.2023 20:32