Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në një azil pleqsh në Tiranë. Zbulohen të tjera të dhëna rreth jetës në këtë institucion të dy të moshuarve, ku një prej tyre dhunoi me shkop tjetrin, duke i shkaktuar vdekjen.
Mësohet se autori i dyshuar, Zyhdi Shehu ka qenë historian, me origjinë nga Kavaja, ndërsa është autor i disa librave në këtë fushë.
Por pas problemeve me sklerozën, ai para 1 viti është dërguar në azilin e pleqve. Mësohet se ai ka qëlluar disa herë me shkop shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho, duke i shkaktuar atij vdekjen, pas sherrit për krevatin.
Kush është autori
Zyhdi Shehi, i lindur më 1946, është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.
Madje ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, titull që iu dorëzua nga autoritetet lokale bashkiake.